28-02-2025

Tërnava: Edhe pak orë fillon Ramazani, muaji i gëzimit, shëndetit dhe paqes

Naim Tërnava, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka bërë të ditur se pak orë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Në një paraqitje për media, ai ka përmendur disa prej të mirave dhe begative që sjellë ky muaj, dhe ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Besimtarët myslimanë me të drejtë e përjetojnë me përkushtim ardhjen e muajit të mirësisë, devotshmërisë, sakrificës, dhe faljes së mëkateve. Muaji që na paraqet gëzim, begati, lumturi, shëndet dhe paqe si te fëmijët, të rinjtë tek gjyshi e gjyshja, tek nëna dhe babai. Andaj, porositemi që të shtojmë adhurimet dhe veprat e mira”.

“Kanë mbetur edhe pak orë e të shfaqet në tërë botën gjysmë hëna e muaji Ramazan, muajin që e dëshirojnë zemrat dhe shpirtat e besimtarëve, muaji që me mall e presim ardhjen e tij për t’iu bashkuar në mëshirë dhe falje, një muaj që begaton edhe më shumë sofrat tona. Për besimtarët është një dëshirë e madhe që t’i shfrytëzojmë të mirat e veçanta që sjellë ky muaj”, ka thënë Tërnava

 

Asnjë koment

Comments are closed.