Testi i Maturës sërish në rrjete sociale
Sërish kanë nisur të qarkullojnë në rrjete sociale, teste të Maturës Shtetërore.
Edhe pse ishte paralajmëruar se nuk do të lejohen shkelje sikur në afatin e parë, as afati i dytë s’ka mundur t’iu ikë publikimeve nëpër grupe të caktuara në rrjete sociale.
Sot këtij testi iu kanë nënshtruar rreth 8 mijë kandidatë. Afati i dytë mbahet në dy pjesë, sot (pjesa e parë) dhe më 1 shtator (pjesa e dytë)./koha.net