23-11-2024

Tetë persona të lënduar nga një aksident në Malishevë

Tetë qytetarë kanë pësuar lëndime nga një aksident i ndodhur në mes të dy veturave, mesditën e së hënës në Fshatin Tërpezë e Poshtme në Malishevë.

Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

“Rreth orës 11:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Tërpezë e Poshtme-Malishevë (rruga Malishevë-Arllat). Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tetë persona kanë pësuar lëndime. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.

Asnjë koment

Comments are closed.