Tetë prizrenas shoqërohen në polici, s’respektojnë masat ndaj pandemisë
Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 8 persona në Prizren, pasi sipas policisë nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë për luftimin e pandemisë COVID-19.
Policia në raportin 24-orësh njoftoi së bëhet fjalë për pesë raste të ndara, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Raportit i plotë i policisë:
·Rr. Bekim Berisha , Prizren 06.08.2020 – 02:10. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Rr. Gani Saramati, Prizren 07.08.2020-14:35. Është raportuar se është hapur rast ndaj te dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
· Rr. Gani Saramati, Prizren 07.08.2020-14:35. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
· Rr.Tirana, Prizren, 07.08.2020-19:00. Ndaj katër te dyshuarve meshkuj kosovarë është iniciuar procedurë pasi që të njëjtit nuk i janë përmbajtur dispozitave shëndetësore gjate epidemisë dhe vendimeve te qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Rr.Muharrem Hoxhaj, Prizren, 07.08.2020-23:30. Është raportuar se është hapur rast ndaj te dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria duke mbajtur hapur lokalin në kohen kur është ndalimi i lëvizjes së qytetareve. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.