Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti, që të propozojë një kandidat tjetër për formimin e Qeverisë.
Në një letër që Thaçi ia ka nisur Kurtit të enjten, pas përfundimit të konsultimeve me liderët partiakë, thuhet se është bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 1 korrik 2014 në Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme të mbajtura më 6 tetor 2019, ku Lëvizja Vetëvendosje doli subjekti më i votuar, raporton KOHA.
Qeveria Kurti u rrëzua ditë më parë me një mocion mosbesimi.