23-11-2024

Thaçi paralajmëron rikthimin e masave kufizuese, nëse vazhdon të rritet numri i të infektuarve

Ditëve të fundit po rritet numri i të infektuarve në vend, e nëse vazhdon kështu, presidenti Hashim Thaçi paralajmëroi se mund të kthehen masat kufizuese.

“Rreziku nga Covid-19 ende nuk ka kaluar. Ditët e fundit kemi rritje të numrit të të infektuarve. Nëse vazhdon kështu rrezikohet që të përmbyset puna e mrekullueshme që kanë bërë mjekët”, u shpreh Thaçi.

Ai bëri thirrje që të respektohet distanca sociale, e të mbahen masat mbrojtëse.

“Nëse nuk ka përmirësim të gjendjes, atëherë institucionet do të detyrohen të kthejnë masat kufizuese”, shtoi presidenti.

I pyetur për mundësitë e shpalljes së gjendjes jashtëzakonshme, i pari i shtetit, tha se e urren fjalën gjendje e jashtëzakonshme, por sipas tij, rrethanat ishin të tilla dhe tash është e përmbyllur kjo ide./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.