Thaçi shfaqet i buzëqeshur teksa dëgjon dëshminë e James Rubin
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon dëshmia e James Rubin, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, i ftuar si dëshmitari i parë nga mbrojtja e Hashim Thaçit.
Gjatë momentit kur Rubin po fliste për Thaçin, kamerat kapën një moment domethënës emocional: Hashim Thaçi u pa i buzëqeshur, teksa dëgjonte fjalët e ish-zyrtarit të lartë amerikan.
Rubin ka përshkruar Thaçin si përfaqësues të delegacionit shqiptar në Rambuje, duke shtuar se ai nuk ka qenë personi që merrte vendime vetë, por që pasqyronte qëndrimet e grupit udhëheqës të kohës.

Dëshmia e Rubin pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.