25-11-2024

Thaçi: Shqipëria nuk është vetëm, e ka Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po i viziton zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Presidenti Thaçi i shoqëruar edhe nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, po qëndron në Durrës, që është njëra nga zonat më të goditura nga tërmeti.

Ai ka shprehur solidaritetin e Kosovës për Shqipërinë, ndërsa deklaroi se kur Shqipëria ka dhimbje, edhe Kosova ka dhembje, kur Shqipëria ka zi edhe Kosova ka zi.

“Dëshiroj të falënderoj ushtarët dhe policët e Kosovës që i janë paraqitur kësaj gjendje. Shqipëria nuk do të jetë vetëm. Të jemi bashkë dhe ta tejkalojmë bashkë këtë situatë… Kosova është pranë Shqipërisë me të gjithë potencialin e saj shtetëror dhe qytetar. Shqipëria ka bërë shumë për Kosovën në vitet e 98 dhe 99, ku ishin hapur dyert për qytetarët e Kosovës dhe të njëjtën gjë po bënë sot Kosova për qytetarët e Shqipërisë… Shqipëria nuk është vetëm, e ka Kosovën e ka edhe bashkësinë ndërkombëtare”, tha Thaçi.

Kurse presidenti Meta tha se për dy ditë më radhë po falënderon në vazhdimësi njësitë e specializuara të ardhura nga Kosovë, ndërsa ka falënderuar në veçanti mediat e Kosovës, të cilat siç tha ai kanë bërë që të sensibilizohet opinioni në Kosovë për t’i dal në ndihmë popullit shqiptar.

Asnjë koment

Comments are closed.