Thasë me bukë hidhen në oborrin e një banese në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit (foto)
Një person i pandërgjegjshëm, mëngjesin e sotëm ka hedhur disa thasë me bukë, në oborrin e banesës, në rrugën Ali Hadri, banesa Llamella B/2, qw ndodhet përballë shkollës fillore në lagjen “Ortakoll”.
Pasi janë shqetësuar nga ky gjest i pahijshëm, jo vetëm për shkak të papastërtisë, por edhe pranisë së qenve, të cilët rrezikojnë fëmijët, banorët kanë thënë se për rastin e kanë lajmëruar inspektoratin komunal.
Një lexues i portalit “GazetaePrizrenit.net” ka dërguar fotot.