Një person është therur me thikë në Vlashnje të Prizrenit, derisa tentoni të ndërmjetësojë mes tre personave.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.
“Pas një mosmarrëveshje në mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovar, viktima mashkull kosovar derisa ka tentuar të ndërmjetësoj është goditur me një mjetë të mprehtë (thikë) nga njëri prej të dyshuarve të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati, viktima ka pranuar tretman mjekësor, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport.