05-12-2025

The*rje me thikë në një shkollë të Prizrenit, lënd:ohet një 19 vjeçar

Në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren, ka ndodhur një përleshje mes disa nxënësve, ku një 19‑vjeçar është plagosur me mjet të mprehtë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

“Po është raportuar, therrje me mjetë të mprehtë- thikë. Lëndime ka pësuar një 19 vjeçar. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.”, ka thënë Bytyqi.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e të gjithë të përfshirëve dhe sqarimin e situatës.

Asnjë koment

Comments are closed.