Therje me thikë në Prizren
Një rast i therjes me thikë ka ndodhur mbrëmë në Prizren
Një person (k/Shqiptar) ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas policisë incidenti ka ndodhur rreth orës 22:30, derisa i dyshuari dhe viktima kishin mosmarrëveshje rreth pjesëmarrjes në disa lojëra zbavitëse.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile. I dyshuari gjendet në arrati./GazetaePrizrenit.net