24-11-2024

Therje në lagjen “Kurilla” të Prizrenit

Një person është lënduar rëndë, si pasojë e therjes në lagjen Kurrilla të Prizrenit.

Rasti në polici ishte raportuar mbrëmë rreth orës 22:30.

Referuar policisë, viktima (K/Turk) sipas prindit të tij është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një person i pa njohur.

Viktima është hospitalizuar dhe sipas mjekut ka lëndime të rënda në pjesën e mushkërive.

Është njoftuar edhe prokurori, rasti është duke u hetuar. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.