Therje në Mushtisht të Suharekës
Një rast i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës.
Sipas policisë, viktima mashkull K/shqiptar ka raportuar se është sulmuar me thikë nga tre persona të dyshuar ende të pa njohur.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal në Ferizaj për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Nuk jepen shkaqet e konfliktit e as identiteti i të dyshuarve,
Sipas mjekëve gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetë. Rastin janë duke e hetuar njësitë policore. / GazetaePrizrenit.net /