Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në Prizren, ku ka mbetur i plagosur një burrë.
Policia përmes raportit 24 orësh njoftoi se në rrugën e “Shkronjave”, viktima ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë, shkaktuar nga tre persona.
“Viktima është duke u trajtuar në repartin kirurgjik të spitalit rajonal Prizren dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.
Policia thekson se të dyshuarit ndodhen në arrati./GazetaePrizrenit.net