Tifozët ‘Kuq e Zi’ bashkohen në protestën e së premtes në Tiranë
Tifozët ‘Kuq e Zi’ kanë njoftuar se do të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për 17 tetor në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë protestë, ndërsa sot pjesëmarrjen e tyre e ka konfirmuar edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media.
Kujtojmë se protesta të ngjashme janë mbajtur më herët edhe në Prishtinë dhe në Hagë, ndërsa e radhës pritet të mbahet të premten në kryeqytetin shqiptar./KK