22-11-2024

Tifozi i flakët prizrenas i lutet Shaqir Totajt për “Lirinë”

Njëri nga tifozët besnik të Lirisë, Besart Krasniqi përmes një postimi në ‘facebook’,  i bëri thirrje i kryetarit të komunës Shaqir Totaj, të reagojë sa më parë që klubi Liria, të mos e pësojë fatin e “Besës” së Pejës, që ishte në rangun e parë, por u shua pas privatizimit, dhe tashmë nuk është shuar, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Shaqir Totaj o zotni kryetar o dashamir o qytetar i prizrenit a ka mundrsi me mar masa ndaj Rahman kiçes pash Zotin 🤕🤕 se ka me na qu sikur Besa e pejes lig 3t flm”, ka shkuar ai ne “facebook”.

Liria humbi sot nga Feronikelit ’74, që e mundi për të tretën herë këtë sezon. Me këtë humbje prizrenasit, edhe matematikisht kanë rënë nga SuperLiga, shkruan Gazeta e Prizrenit

Në postimin e Krasniqit, kanë reaguar qytetarë të shumtë me komentet e tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.