Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe me muzikë.
Performancat live që i organizoi “Cultiply” i realizuan disa artistë, në dy ndërrime e tre vende të ndryshme përreth Shatërvanit.
Ndonëse shikues të grumbulluar nuk patën, organizatorët janë të kënaqur me reagimet e kalimtarëve.
Ritmet nga Shatërvani dikush shpresoi se do të arrijnë deri në Kuvend në Prishtinë, dhe që të gjendet zgjidhja për presidentin.
Organizatorët premtuan se të tilla aktivitete do të këtë sërish, madje pikërisht në stinën e verës.
Ky edicion i parë u mbështet nga Ministria e Kulturës.
Ndiqeni kronikën e plotë:
