27-11-2024

Tmerr në Zvicër, katër persona gjinden të vdekur, u hodhën nga kati i shtatë!

Zvicra është tronditur nga një ngjarje makabre. Katër persona janë gjetur pa shenja jete në Montreux, afër Gjenevës.

“Njerëzit u hodhën nga kati i 7-të i një ndërtese”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Sipas një dëshmitari që ka qenë i pranishëm në vendngjarje, personat kanë qenë të shtrirë në tokë pa këpucë.

Ngjarja ka ndodhur afër një kazino dhe nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja e tmerrshme.

Policia e kantonit Vaud njofton se një person është në gjendje të rënda, ndërsa katër viktima janë të konfirmuara deri më tani./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.