Togeri Shaban Osmanollaj, emërohet në krye të zyrës për informim të policisë në Prizren
Zyra për Informim dhe marrëdhënie me publikun në kuadër të Drejtorisë rajonale të Policisë për rajonin e Prizrenit, ka njoftuar se prej sot detyrën e shefit të këtij sektori do ta kryej togeri Shaban Osmanollaj, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Deri tash ai ka qenë komandat i Vijës së Gjelbër në pikën kufitare të Vërmicës.
Kjo pozitë kishte mbetur bosh, pas emërtimit të kapitenit Hazir Berisha, në krye të Drejtorit të Policisë në Maloshevë, ndërsa zëvendësimin e bënte rreshteri, Vesel Gashi.
Ditë më parë, në kuadër të ndryshimit të pozitave në Polici, ka pasur ndërrime edhe në Drejtorinë rajonale të Prizrenit./GazetaePrizrenit.net/