Tollovi e madhe e njerëzve në Prizren, s’pyet kush për pandemi
Sot në mbrëmje është parë një tollovi e madhe e njerëzve në Shatërvanin e Prizrenit.
Ndonëse, komuna e Prizrenit është ranguar në komunat që hyjnë në zonën e gjelbërt, tubimet e tilla ende s’lejohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Mirëpo, prizenasit duket se s’po ia vënë veshin ligjit të pandemisë.
Në bazë të disa pamjeve që ka siguruar IndeksOnline shihet se njerëzit janë grumbulluar në qytetin e bukur të Prizrenit, duke mos respektuar masat antiCovid.
Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ndalohen të gjitha tubimet publike në hapësira publike më shumë se 4 persona.
“Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 4 personave në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim”./IndeksOnline/
