22-10-2025

Totaj apo Abrashi, cili triumfoi nga votat me kusht në Prizren?

Përfundoi numërimi i votave me kusht për komunën e Prizrenit.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi ka marrë 40.09% të votave më kusht.

Pas tij rënditet, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj me 30.63%.

Kurse nga votat e përgjithshme, prin kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj me 41.77% apo 25 mijë 749 vota.

Ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka 30.26% apo 18 mijë e 655 vota.

Me këtë rezultat, PDK dhe VV shkojnë në balotazh në Prizren. /IO

Lexo edhe:

Ky është parashikimi për shpërndarjen e ulëseve në Kuvendin Komunal të Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.