26-11-2024

Totaj: Haskuka e futi qytetin në borxh, kritika edhe asambleistëve

Kreu i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka deklaruar se derisa si pasojë e paaftësisë qeverisëse, Komunës së Prizrenit i kanë mbetur pa u shfrytëzuar 20 milion euro, ndërsa kryetari Haskuka ka insistuar në kredimarrje për ta futur në borxhe qytetin.

Në një postim në “facebook”, ai ka vlerësuar se asambleistët që kanë ndihmuar këtë proces nuk i kanë qenë më shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë i tij:

Kohë më parë kam reaguar rreth paaftësisë së qeverisjes lokale në Komunën e Prizrenit si pasojë e së cilës deri më sot kan mbetur pa u shfrytëzuar afro 20 milionë €.

Kryetari z. Haskuka megjithate insistonte që të mirret kredi milionëshe nga BERZH dhe qyteti të futet në borxhe.

Sot në asamblenë komunale ishte votuar për aprovim të kërkesës së kryetarit Haskuka.

Përtej interesave partiake, mendoj se nuk është vepruar në favor të interesit publik të qytetit tonë.

Kushdo nga asamblistët, pa dallim partie, që në mënyrë direkte ose indirekte e ka ndihmuar këtë proces të votimit mendoj se nuk i ka kontribuar avancimit të interesit publik të qytetit të Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.