Totaj konfirmon se nisi emërimet e drejtorëve komunal, ja edhe emrat që lakohen
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, konfirmoi se ka nisur procesin e emërimeve për mandatin e tij të dytë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Siç raportoi më parë GeP, ai ka filluar me formimin e kabinetit qeverisës. Islam Ukaj është emëruar Drejtor i Shërbimeve Publike, ndërsa Luljeta Veselaj Gutaj Drejtoreshë e Arsimit dhe Shkencës.
Totaj ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të pasojnë edhe emërime të tjera, me qëllim kompletimin e ekzekutivit komunal, duke theksuar përkushtimin për të vazhduar qeverisjen në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.
GeP do të vazhdojë t’i publikojë edhe emrat tjerë.
Sipas burimeve nga PDK për drejtorë janë pretendentë edhe Adem Morina për Turizëm, Bexhat Bytyçi – Administratë
dhe Alban Bislimaj – Inspektoriate.
Ndërkohë nha burimet pritet që edhe LDK që është në koalicion, të enjten t’i publikojë emrat e drejorëve, ndërsa sipas informacioneve të portalit lakohen emrat e Florent Ukajt, Nderim Kadriajt, Shaban Osmanajt … / Gazeta e Prizrenit /
Lexo edhe:
Së shpejti emërohen drejtorët komunalë nga PDK dhe LDK në Prizren
