Totaj kritika drejtuesve të QKMF-së, dyshon për dallavere në testin për pranimin e mjekëve
Nënkryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i degës në Prizren, Shaqir Totaj derisa ka hedhur kritika ndaj kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka ish-drejtorit të Shtëndetësisë, si dhe drejtuesve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, për siç ka thënë dështime të shumta, përfshirë edhe mbulimet e rasteve pozitive të personelit shëndetësorë.
Ai përmes një postimi në “facebook”, po ashtu ka hedhur dyshime për dallavere gjatë mbajtjes së testit për punësimin e mjekëve, meqenëse ”ata që ishin të afërt me Vetëvendosjen”, që mban pushtetin në Prizren, e kanë plotësuar testin për një kohë të shkurtë, duke dalë me numër të mjaftueshëm të poenave.
Postimi i plotë i Totajt:
Në QKMF në Prizren, mbulohen rastet pozitive të personelit shëndetësor për qëllime politike.
Visar Shehu ish drejtor i shëndetësisë së bashku me drejtorn e QKMF-së Dr. Xhevat Elezkurtaj nën patronatin e Kryetarit të Komunës z. Mytaher Haskuaka e shkatërrojnë kujdesin parësor shëndetësor. Mjekësia familjare në Prizren për 20 vite me radhë ka zënë vendin e parë në nivel të Republikës dhe ka shërbyer si model për Prishtinën dhe qytetet tjera. Me veprimet e tyre jo-profesionale ky ekip famëkeq shëndetësinë primare te Prizrenit e dëmtoi dhe ktheu prapa për 30 vite.
Kryetari gjatë mandatit të tij më shumë ka vizituar laboratorin QKMFsë duke mashtruar popullin kinse analizat behën falas. Populli ka filluar të shohë se këto veprime janë përdore si fushatë/reklama të LVV, sepse analizat bëhen me pagesë sipas kategorizimit dhe bashkëpagesave të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Pjesën tjeter kryetari e kalon në Urgjencë të KPSH ku para ca jave u fotografuan me FANTOM kukullën për trajnime e cila është blerë me cmime astronomike. Menjëherë pas këtij eventi shefi I urgjencës dhe disa infermiere u semurën. Shefi diagostifikohet me pneuomoni/kallje te mushkerive, barkqitje, temperature dhe ekipet e urgjencës e trajtuan atë në shtepine e tijë private. Ky person potencialisht ishte COVID +. Pas shefit të urgjences rrjedhimisht edhe drejtori i QKMFsë shkon në shtëpi në vetëizolim (14 dite), por jo edhe stafi në Urgjencë dhe në katin e dytë të QKMFsë pasi shefi i urgjences një pjesë të ditës punon edhe në këtë vend.
Ku qon kjo çmenduri e mbulimit të kësaj situate pasi pas kësaj as kryetari, as Visar Shehu as dr. Arsim Berisha nuk vetizolohen pari rrjedhimisht edhe ata mund te jenë bartës dhe perhapës së COVID 19. Si ua lejoi drejtori i QKMF-së që personeli i ugjencës të trajtoj shefin në shtëpi, kur ai duhej të shtrihej në spitalin infektiv (është e ditur nga të gjithë, por jo treguar publikisht që shefi i urjences kishte COVID 19 dhe tërë familja e tij ishin në vetëizolim). Të gjitha këto falë mbulimit të qëllimshëm me plotë vetëdije nga treshja e famshme Myataher – Visar – Xhevat, për ti dhënë qasje të parit për tu reklamuar në vizita dhe prerje të kordeleve.
Këto raste duhet inspektuar dhe parandaluar një shpërthim më të madh të mundshëm pandekmik në Prizren. Pasojat e keqmenaxhimit të treshes së famshme Mytaheri shokut të tij të ngushtë Visarit dhe familjarit, fqiut dhe mikut të ngushte të Mytaherit dr. Xhevati, do ti pësojë shëndeti primar në Prizren. Visar Shehu profiteri potencial i pandemisë iku nga shëndetesia duke aluduar se do të shpëtojë vehten dhe pataten e nxehtë po ia dorëzon dështakes së mëhershme në shëndetesinë e Prizrenit Dr. Narkize Arenliu-Hoxhaj stomatologe.
Me veprime të pamenduara dhe pamatura profesionalisht, Mytaher Haskuka me kllapen e vetë degradon dhe tenton të zhduk mjeksinë familjare, anashkalojnë një kuader të pregatitur mirë profesionalisht dhe moralisht kur në pozita udhëheqëse emëron ekonmist, pediater, stomatolog por jo Specialist të Mjeksisë Familjare pra personel adekuat për Qendrër Kryesore të Mjeksisë Familjare.
Këtyre personave me predispozita potenciale për dukuri devijante asociale u pengonë shumë prgatitja dhe qasja profesionale e kuadrit të cilët mundohen me të gjitha forcat ta mbrojnë sistemin shendetësor deri tani të dobishëm dhe të qasshëm për pacientët.
Sot po ashtu në këtë institucion QKMF ka ndodhur testimi i mjekeve për punësim dhe bazuar në zhvillimet paraprake nuk është e vështirë të kuptohet se mund të ket pasur kurdisje të rezultateve të testit. Mjekët e rinjë që ishin të afërt me VV për 7 deri ne 9 minuta e plotësuan testin dhe dolën me numer të mjaftueshëm të poenave reth 80% qe ua mundëson punësimin.
A është kjo shpresa që për aq gjatë e premtoi VV për Prizrenin?