23-11-2024

Totaj merr drejtimin e PDK-së në Prizren

Shaqir Totaj, që u zgjodh kryetar i PDK-së në Prizren për një mandat katërvjeçar mori votat e 215 delegatëve, ndërsa 159 votuan kundër.

Totaj në zbërthimin e një pjese të programit ndër tjera veçoi zhvillimin ekonomik, modernizimin e arsimit, politikat shëndetësore, kulturë dhe sportin, emancipimin dhe të drejtat e gruas, rininë, ambientin, përkujdesjen sociale, integrimet – në rajon, etj.

Ndryshe, kandidaturën për kryetar e ka tërhequr, Nijazi Kryeziu, ndërsa Nait Hasanit, i është refuzuar kandidatura, pasi që paraqitja e kandidaturës ka qenë e hapur deri ditën e premte./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.