Totaj rikandidohet nga PDK për Kryetar të Prizrenit
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u emërua zyrtarisht për një mandat të dytë si kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit 2025.
Nominimi i tij është miratuar njëzëri nga Kryesia, si dëshmi e besimit dhe mbështetjes së plotë për qeverisjen e deritanishme.
Kryetari Totaj theksoi se mandati i dytë do të ndërtohet mbi themelet e vendosura me punë konkrete dhe rezultate të matshme.