Totaj priti kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj sot ka pritur në një takim, kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin me bashkëpunëtorët e tij.
“Ishte kënaqësi e veçantë të prisja sot në takim vëllazëror kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe bashkëpunëtorët e tij. Si dy qytete shumë të afërta do të fillojmë bashkëpunimet dhe projektet e përbashkëta për nxitjen e turizmit dhe zhvillimit ekonomik. Kemi shumë çfarë të mësojmë dhe t’i japim njëra-tjetrës si dy qytete me histori e të kaluar të lavdishme!”, ka shkruar Totaj ndër të tjera në rrjete sociale, pas takimit./GazetaePrizrenit.net