11-01-2025

Totaj priti në takim ambasadoren nga Franca, Marie-Christine Butel

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur në takim ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe bashkëpunëtorët e saj.

“Zhvilluam një bashkëbisedim shumë konstruktiv me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit mes nesh, për zhvillimin e jetës kulturore, artistike dhe turizmin në qytetin e Prizrenit.

Gjithashtu, biseduam për “Javën e Frankofonisë” që do të mbahet gjatë marsit në Prizren, aktivitet për të cilin shpreha gatishmërinë t’i ndihmoj dhe t’i mbështes me të gjitha kapacitetet që kemi ne si komunë”, ka shkruar ndër të tjera në profilin e tij në “facebook” Totaj.

Ai ka shkruar se Çështje shumë e rëndësishme e ngritur gjatë takimit ishte dhe mundësia e inicimit të procedurave për binjakëzim me një qytet në Francë, bashkëpunim i cili mund të ndihmonte në ngritjen e kapaciteteve kulturore, artistike dhe turistike të Komunës së Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.