10-01-2025

Totaj priti në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Davenport

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në një takim që ka pasur sot me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport dhe bashkëpunëtorët e tij, ka njoftuar se ndër tjera ka biseduar për projektet për zhvillimin e qytetit dhe objektivat, si qeverisje lokale.

Njoftimi:

Në këtë takim biseduam për gjendjen në të cilën ndodhet Komuna e Prizrenit momentalisht, projektet që kemi për zhvillimin e qytetit dhe objektivat tona të qarta, si qeverisje lokale, për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjen e komuniteteve të margjinalizuara në proceset e veprimit dhe vendim-marrjes.

Ambasadorin e njoftova për planin tonë qeverisës, projektet që kemi në transformimin e të gjitha fushave në favor të interesit të përgjithshëm publik, poashtu shpreha gatishmërinë time për mbështetjen e politikave me rëndësi të veçantë si barazia gjinore, të drejtat e komuniteteve joshumicë, siguria e qytetarëve dhe fuqizimi i demokracisë në vend. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.