Totaj takon simpatizantët e degës së Hasit
Mbrëmë kandidatët për deputetë të PDK-së në Prizren, kanë atakuar edhe anëtarët dhe simpatizantët e degës së Hasit. Në emër të kandidatëve të PDK-së, Shaqir Totaj, i cili ka potencuar para hasjanëve edhe një herë kontributin e PDK- së për Hasin. Ai në mes tjerash ka theksuar, me PDK-në Hasi e ka ndryshuar pamjen, e ka ndryshuar jetën dhe për këtë arsye, duhet të kemi parasysh që edhe këtë herë ta përkrahim PDK-në dhe Kadri Veselin, që të jetë kryeministër, sepse pa përkrahjen e Hasit, fitorja PDK-së do të jetë më e zbehtë, ndërsa me përkrahjen e Hasit fitorja është më e madhe, theksoi kadndiati Totaj. Ndërsa Adem Morina, kryetar i degës së PDK-së në Has, u shpreh i bindur, se vota e hasjanëve është e përcaktuar për PDK-në, sepse vetëm në këtë numër, partia shohin të ardhmen e tyre, shohin realizimin e kërkesave të tyre. Andaj, vota për 112, është votë e realizimit, është votë e ndërtimit të shtetit tonë. Në këtë tubim iu është bërë thirrje banorëve të Hasit që masovisht të dalin në zgjedhje dhe të votojnë kandidatët e PDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit./tvpz