Toyota investon në veturat pa shoferë
Kompania e njohur japoneze e veturave Toyota Motor tha sot se do të investonte 500 milionë dollarë për veturat pa shoferë, pasi ra dakord me kompaninë e udhëtimeve Uber, raporton DPA.
Toyota dhe Uber do të integrojnë teknologjinë e vetë-vozitjes dhe do të fillojnë pilotimin e programit në rrjetin e shpërndarjes së veturave të kompanisë amerikane në vitin 2021.
“Automjetet mund të jenë në pronësi dhe operuar nga operatorët e flotës autonome të një pale të tretë”, thanë kompanitë.
“Këto marrëveshje shënojnë një hap të rëndësishëm në transformimin e shoqërisë sonë”, theksoi zëvendëspresidenti ekzekutiv i Toyotës, Shigeki Tomoyama.
Investimi i Toyotës vjen pasi banka japoneze, SoftBank mori 15 për qind të aksioneve të Uberit për 7.7 miliardë dollarë në janar, duke u bërë aksionari kryesor në këtë kompani amerikane./koha.net