24-11-2024

Tradita e Hasit në Romajë, dokumentar i vitit 1972 (VIDEO)

Në filmin dokumentar  ‘Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë’ të prodhuar në vitin 1972, nga Zastava Film, ku paraqitet historia, traditat dhe bukuritë e Prizrenit, paraqiten edhe pamje të veshjes tradicionale të Hasit, në fshatin Romajë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”:

Dokumentari është gjetur në arkivin e Kino Lumbardhit për herë të parë u shfaq në ekspozitën “Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangshme: Modernitetet 1945-1989” të realizuar në kuadër të projektit bashkëpunues “Prizren Urban Memoryscapes” mes Fondacionit Lumbardhi dhe Iniciativës për Histori Gojore të mbështetur nga Fondi Kulturor Franko-Gjerman, Ambasada Franceze, Ambasada Gjermane, Komuna e Prizrenit dhe Sharrcem.

Restaurimi dhe digjitalizimi i “Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” u realizua nga partneri i projektit Instituti Nacional Audio-Vizuel i Francës – INA dhe Ambasada Franceze.

Asnjë koment

Comments are closed.