02-02-2025

Tragjedi e madhe, shembet një objekt në komunën e Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite në Jabllanicë të Gjakovës.

Një objekt i pabanuar është shembur në Jabllanicë duke zënë tre fëmijë që ndodheshin në të. Për fat të keq tre fëmijët kanë humbur jetën.

Objekti ishte i pabanuar ndërsa në të kaluarën ishte shitore e fshatit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se tre viktimat janë nga tri familje të ndryshme. Ato ishin në vitin e parë të shkollës se mesme. Viktimat janë nga familja Rama, Morina dhe Mehmeti

Pamje nga vendi i ngjarjes:

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.