Tragjedi familjare – gruaja e pla*gosur me armën e bashkëshortit polic ndërron jetë në spital
Një ngjarje tejet tragjike ka tronditur opinionin publik, ku një grua ka humbur jetën pasi ishte plagosur me armën zyrtare të bashkëshortit të saj, zyrtar policor.
Burime të sigurta bëjnë të ditur për Sinjalin se viktima ishte dërguar fillimisht për trajtim mjekësor, por përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësor, ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Sipas informatave fillestare, gruaja në Istog ishte qëlluar me armën e shërbimit të burrit të saj, rrethanat e së cilës po hetohen intensivisht nga organet kompetente

Rasti është duke u trajtuar si incident i rëndë dhe hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht se si ka ardhur deri te kjo tragjedi familjare.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

