23-11-2024

Tragjedi: Kosovari në Zvicër e ther me thikë në fyt gruan e tij

Një 32 vjeçar nga Kosova e ka therur me thikë gruan e tij 28 vjeçare pas një konflikti familjar, njofton Policia e Zvicrës.

Rasti ka ndodhur të hënën në Morges, rajonin e Vaud në Zvicër ku është raportuar një therje me thikë. Rreth orës 04:40 të mëngjesit, fqinjët kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe kanë lajmëruar policinë.

Një zëdhënës policie ka thënë për se gruaja kishte plagë të rënda në qafë, ku ishte e goditur me thikë bashkëshorti i saj 32 vjeçar.

Gruaja 28 vjeçare është dërguar në emergjencë me lëndime të rënda. Në hetimet fillestare mësohet se dy personat ishin të martuar, por që jetonin ndaras që disa muaj./Gazeta Sinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.