Tragjedi në Austri: Ky është 19 vjeçari nga Kosova që humbi jetën

Ky është i riu, Bylbyl Avdulla Mazreku (19), i cili ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë.
Ekipet e emergjencës kanë reaguar menjëherë dhe i është ofruar ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes, por për shkak të lëndimeve të rënda, 19-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Autoritetet austriake kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

