13-02-2026

Tragjedi në Malishevë: Gjendet i vde*kur një 43-vjeçar

Një person është gjetur pa shenja jete, në një objekt banimi në Malishevë, ku një 43-vjeçar dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, në fshatin Llapçevë.

Rastin e ka konfirmuar Policia për rajonin e Gjakovës. Pranë viktimës është gjetur një armë e shkurtër.

“Më datë 13 shkurt 2025, rreth orës 14:00, kemi pranuar informacion se në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, një person mashkull i moshës 43 vjeç është gjetur pa shenja jete në një objekt banimi.

Sipas informacioneve të portalit viktima është A. Halili, rreth 43 vjecar.

Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe poashtu është gjetur një armë e shkurtër.

Lidhur me këtë rast është njoftuar dhe prokurori i shtetit ku me urdhër të tij është inicuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i viktimës është dërguar në IML” deklaroi Krasniqi.

Asnjë koment

Comments are closed.