Tragjedia në Suharekë, Policia jep detaje për vdekjen e 8-vjeçarit
Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Vraniq të Suharekës, ku një femijë ka humbur jetën tragjikisht në oborrin e shtëpisë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 8-vjeçar, të cilin e ka zënë dera e oborrit, teksa kanë qenë duke luajtur bashkë me motrën e tij, 6-vjeçare.
Vajza ka pësuar plagë të rënda trupore dhe sipas informacionece të para ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren.
Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dëguar në spitalin rajonal në Prizren, ku nga plagët, një fëmijë 8-vjeçar mashkull ka humbur jetën“, ka thënë ai.