24-11-2024

Tragjike: Dy fëmijë dyshohet se kanë humbur jetën në Ujz të Hasit

Dy fëmijë të moshës 12-13 vjeç kanë vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës.

Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar Nusret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

“Brenda një objekti ka shpërthyer zjarri dhe brenda tij kanë qenë dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeçar. Ata janë familjarë”, ka thënë ai për FrontOnline.

Shkaqet e zjarrit që çuan deri të tragjedia mbeten akoma të panjohura.

Në vendngjarje po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ekipi i zjarrëfikësve dhe Mjëkësia Ligjore./GazetaePrizrenit

P.S Foto nga arkivi

Lexo edhe:

Auditori i gjen mangësi Komunës së Prizrenit në projektin e shtigjeve për biçiklistë

Asnjë koment

Comments are closed.