Mbrëmjen e sotme në ora 19:55 ka ndodhur një vetaksident në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Si pasojë e kësaj ka mbetur i lënduar A.R. i moshës 23-vjeçare, i cili është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor.
Burime brenda Policisë tregojnë se, në ora 20:50, i lënduari ka ndërruar jetë.
Po ashtu mësohet se së bashku me viktimën ka qenë edhe vëllai i tij A.R., i cili është duke marrë trajtim mjekësor në emergjencë./Indeksonline