Tragjike në Shqipëri: Djali vret babanë, familjarët e kishin deklaruar të humbur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku djali ka vrarë babain 62 vjeçar dhe më pas e ka hedhur në pus.
Familjarët e kishin deklaruar të humbur, zbulohet krimi brenda familjes në Shënavlash. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth 20 ditë më parë, ndërsa trupi i 62-vjeçarit u gjet në një pus.
Sot policia e Durrësit njoftoi se djali që dyshohet të jetë dhe autori, shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, ka kallëzuar në polici se më datë 13 gusht është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç./GS