Trajneri i Galatasarayt: Duam që Rashica të jetë në skuadër, jemi në pritje
Gjiganti turk, Galatasaray insiston që të transferojë yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën.
Rashica tashmë është rikthyer të klubi i tij Norëich City pas një sezoni huazimi tek Gallata, skuadër më të cilën fitojë titullin e kampionit në Turqi.
Trajneri i skuadrës turke, Bukar Okan ka folur sërish rreth se ardhmes së kosovarit.
“Milot Rashica është një lojtari që e bëri një punë të mirë në skuadrën tonë vitin e kaluar. Ne mund të themi se duam që ai të jetë në skuadër, jemi në pritje. Zgjedhja e jonë e parë, natyrisht, është Rashica”, ka thënë Okan.
Galatasaray shpreson se shumë shpejtë do të arrijë marrëveshje me Norwich Cityn për transferimin e asit të ‘Dardanëve’.
Rashica gjithnjë ka deklaruar se dëshiron rikthimin tek Galatasaray.