Trajneri i Swanseas: Celina është lojtar që e bën dallimin
Celina po vlerësohet lart edhe te Swansea City
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, bëri një tjetër paraqitje pozitive në fitoren 2-0 të “Dardanëve” kundër Malit të Zi.
Celina, që te Kosova po luan rolin e 10-shit, prapa sulmuesit, po vlerësohet shumë edhe te skuadra e tij, ajo e kategorisë së dytë angleze, Swansea City.
I fundit që ka folur me superlativa për 23-vjeçarin ka folur trajneri, Steve Cooper.
“Bersanti është lojtar që mund të bëjë dallimin”, u shpreh Steve.
“Ai mund të krijojë raste për të tjerët e po ashtu të shënojë”.
“Celina mund të luajë në mesfushë, por edhe në krah”, shtoi mes tjerash trajneri i Swanseas, Steve Cooper.
Celina ka luajtur 11 ndeshje këtë edicion me Swansean, ka shënuar 2 gola. /Gazeta Express/