24-11-2024

Trazirat në Kapitol Hill, Trump do të akuzohet për tradhti të lartë

“Një tradhti e përmasave historike”. Kështu e përshkruajnë prokurorët sjelljen e ish-presidentit Donald Trump, në lidhje me deklaratat para sulmit të mbështetësve të tij në Kapitol Hill.

“Ai rrezikoi jetën e të gjithë anëtarëve të Kongresit, duke nxitur mbështetësit të revoltoheshin, duke i ngarkuar ata si një top që drejtohej në Kapitol, – lexohet në dosjen e akuzës. – Ai, kërcënoi gjithashtu sistemin kushtetues, që mbron liritë themelore, rrezikoi një dorëzim paqësor të pushtetit dhe kompromentoi sigurinë kombëtare”.

E gjithë kjo, përfundojnë prokurorët, përbën “një shkelje kushtetuese, që legjitimon përjashtimin nga çdo post politik federal në të ardhmen”.

“Përgjegjësia individuale” e Donald Trump për ngjarjet e 6 janarit, që çuan në sulmin e Kongresit, është e qartë”, sipas prokurorëve që do të përfaqësojnë akuzën gjatë gjykimit për përgjegjësinë e ish-presidentit amerikan, i cili do të nisë javën e ardhshme.

Trump, “kërcënoi sistemin kushtetues, duke nxitur revoltën dhe sjellja e tij, duhet të deklarohet e papranueshme në termat më të qartë dhe më absolut”, thonë ata, duke theksuar që ish-presidenti “duhet të ndalohet të mbajë poste publike në të ardhmen”.

“Senati nuk ka më juridiksion mbi Donald Trump”. Kjo është linja e mbrojtjes së ish-presidentit amerikan, i cili u përgjigjet prokurorëve, duke e përcaktuar nenin e përgjegjësisë, si “të gabuar”.

Mosmarrëveshjet mbi strategjinë, nuk ishin e vetmja arsye, që ekipi ligjor i ngarkuar për të mbrojtur Donald Trump në gjyqin ndaj tij për nxitje të dhunës, u shemb brenda disa ditësh nga gjykimi, raporton Noa.al, duke cituar agjencinë e lajmeve, “Ansa”.

Sipas “Axios”, ish-presidenti dhe kreu i ekipit ligjor, avokati Butch Bowers, u grindën për paratë. Të dy, fillimisht ranë dakord për një tarifë mbrojtjeje prej 250,000 dollarësh, por Bowers nuk kishte përfshirë shumë shpenzime shtesë, duke përfshirë avokatë dhe hetues të rinj për çështjen, të cilat mblodhën tarifën prej 3 milionë dollarësh, gjë e cila ka “tërbuar” Trumpin.

Mosmarrëveshja për paratë, më pas shtoi ndryshimet mbi strategjinë, të cilën Donald donte – ndryshe nga avokatët – të përqendrohej në teorinë e mashtrimit zgjedhor.

“Këta njerëz nuk janë më të rëndësishëm. Ne kemi avokatët tanë, ne kemi një ekip të fortë dhe ne presim përpara”, – i tha “Axios”, këshilltari i Trump, Jason Miller. /noa.al/

Asnjë koment

Comments are closed.