Tre fëmijë të talentuar nga Theranda në llupën e një agjenti italian të futbollit (foto)
Talenti i tre fëmijëve nga Theranda (ish-Suhareka), Ledi Nezirit, Leo Bylykbashit dhe Ideal Bytyqit, pjesë e shkollës së futbollit “Melodia”, ka rënë në sy të vëzhguesve të huaj të futbollit, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.
Pas lojërave të treguara në turneun “Pavarësia” të mbajtur për nder të 28 Nëntorit në Durrës, fëmijët e grup moshave U-9, tashmë janë në llupën e agjentit italian, për zbulimin e talenteve, Andrea D’Amico.
Kështu ka njoftuar trajneri, Drilon Berisha i cili është shprehur i kënaqur me angazhimin dhe rezultatet e treguara nga fëmijët, të cilët në lojërat e zhvilluara arritën nga dy fitore e barazime, ndërsa humbën në një ndeshje. /GazetaePrizrenit.net/