Tre gjyqtarë filluan punën në Gjykatën e Prizrenit
Gjykata Themelore e Prizrenit ka njoftuar sot ( e premte ), se kanë filluar punën tre gjyqtarë të rinj, përcjell Gazeta e Prizrenit.
“Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim tre gjyqtarët që nga sot fillojnë angazhimin e tyre në Prizren. Gjyqtarët Leutrim Krasniqi, Lavdim Makshana, dhe Senat Elshani, pas përfundimit me sukses të trajnimit fillestar për gjyqtarë në Akademinë e Drejtësisë, në Gjykatën Themelore në Prizren filluan punën praktike, dhe më pastaj do të vazhdojnë me angazhim të plotë në Departamentet ku do të caktohen sipas ngarkesës me lëndë dhe nevojave të Gjykatës.

Kryetarja e gjykatës ju uroi gjyqtarëve mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e tyre të ri profesional, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë me qëllim të forcimit të sistemit gjyqësor, po ashtu nga gjyqtarët kërkoj përkushtim dhe angazhim të lartë në punë.
𝑮𝒋𝒚𝒌𝒂𝒕𝒂 𝑻𝒉𝒆𝒎𝒆𝒍𝒐𝒓𝒆 𝒏𝒆̈ 𝑷𝒓𝒊𝒛𝒓𝒆𝒏, 𝒔𝒆̈ 𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌𝒖 𝒎𝒆 𝒅𝒆𝒈𝒆̈𝒕 𝑺𝒖𝒉𝒂𝒓𝒆𝒌𝒆̈ & 𝑫𝒓𝒂𝒈𝒂𝒔𝒉, 𝒕𝒂𝒔𝒉𝒎𝒆̈ 𝒌𝒂 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒏𝒖𝒎𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒑𝒓𝒆𝒋 36 𝑮𝒋𝒚𝒒𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒔𝒉, 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒅𝒂𝒓𝒆̈ 𝒔𝒊 𝒏𝒆̈ 𝒗𝒊𝒋𝒊𝒎:
Gjykata Themelore në Prizren, 28 Gjyqare/ë,
Gjykata Themelore – Dega Suharekë, 6 Gjyqtarë.
Gjykata Themelore – Dega Dragash 2 Gjyqtare/ë, “thuhet në fund të këtij njoftimi.
Lexo edhe: