24-11-2024

Tre persona dënohen për kanosje ndaj xhiruesve në Prizren që raportonin për rrënimin e “Abi Çarshia”

Gjykata Themelore e Prizrenit ka gjobitur tre persona në Prizren E.F, G.P dhe D.K për kanosje ndaj xhiruesve të TV Besa dhe të TV Prizreni.

Të akuzuarin me iniciale E.F, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me gjobë me 900 euro pasi në parkingun e qendrës tregtare “Abi Çarshia” e kishte kanosur xhiruesin GJ.F pasi ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë për rrënimin e një pjese të qendrës tregtare të lartcekur.

E.F është djali i pronarit të “Abi Çarshia” dhe ishte munduar që të mos e lejojë xhiruesin të merr pamje.

Ndërkaq, të akuzuarin me iniciale G.P, gjykata e ka shpallë fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me gjobë në shumën prej 400 euro pasi ka kanosur xhiruesin e TV Prizrenit N.XH për të njëjtën arsye.

Të akuzuarin me iniciale D.K gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me gjobë prej 500 eurosh pasi e kishte kërcënuar xhiruesin e TV Prizrenit me jetë.

Ngjarja ka ndodhur me datën 19.07.2019.

Asnjë koment

Comments are closed.