Tre persona ndalohen për “shpëlarje parash”, kapen me rreth një milion euro në Merdare
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të saj janë ndaluar për 48 orë tre persona, nën dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale të “shpëlarjes së parave”.
Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit, të identifikuar me inicialet A.L., A.K. dhe E.A., janë ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdar.
Ndalimi është bërë pas një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, gjatë të cilit në automjetin që drejtohej nga njëri prej tyre është zbuluar dhe sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash.

Prokuroria thekson se me këtë rast “janë ndaluar për 48 orë, tre persona të dyshuar për veprën penale ‘shpëlarja e parave’”.
