08-04-2026

Tre persona u kapën në flagrancë në Poslisht – u zunë në vendin e vjedhjes

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e tre personave të dyshuar që u kapën në flagrancë gjatë një vjedhjeje në fshatin Poslisht të Prizrenit.

Bëhet fjalë për:

Besmir Hasani

Nexhmedin Arapi

Devrim Pala

Të njëjtit janë arrestuar në orët e para të mëngjesit, pasi policia ka ndërhyrë në momentin kur vjedhja ishte ende në zhvillim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar stoli dhe bizhuteri të vjedhura, si dhe një veturë e përdorur nga të dyshuarit.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe hetimi është në vazhdim e sipër.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Asnjë koment

Comments are closed.